
Krizat financiare në të dyja anët e Atlantikut po thellohen. Këtu në Shtetet e Bashkuara, ekziston një shqetësim në rritje se presidenti Obama dhe Kongresi nuk do të jenë në gjendje që të bien dakord për të rritur tavanin e borxhit qeveritar. Kjo rritje është e domosdoshme për të shmangur rrezikun që Amerika të mos paguajë këstet e borxhit federal.
Kriza financiare greke është përvijuar në Europë për javë të tëra me demonstrata shpesh të dhunshme si dhe greva që janë zhvilluar në protestë ndaj shkurtimit të buxhetit nga ana e qeverisë si dhe rritjes së taksave, me pikësynimin për të shmangur falimentimin financiar të Greqisë. Tani ekzistojnë shqetësimet se kriza e borxhit mund të përhapet në Itali dhe Spanjë.
Edhe Shtete e Bashkuara po përballen me probleme të brendshme financiare. Sfida aktuale është rritja e tavanit të borxhit, për të shmangur mospagesën e kësteve të tij.
Tashmë agjencitë vlerësuese të tregut financiar po kërcënojnë të ulin vlerësimin financiar për borxhin amerikan - një lajm i keq ky për vendet evropiane dhe bankat që mbajnë më shumë se 700 miliardë dollarë amerikanë në bono thesari.  Banka e Anglisë ka sasinë më të madhe të bonove, pasuar nga Zvicra dhe Franca. Një ulje vlerësimi do të ulte vlerën e këtyre letrave me vlerë dhe mund të sillte çrergullime masive në tregjet financiare botërore.
Iain Begg është një studiues në Universitetin Ekonomik të Londrës. Ai thotë se problemet e Evropës sikurse dhe problemet e Shteteve të Bashkuara do të kenë një ndikim dramatik në ekonominë botërore.
âEfektet e para nuk do tĂ« jenĂ« kaq dramatike apo tĂ« ndjeshme. Efektet pasuese, tĂ« mĂ«tejshme do tĂ« jenĂ« ato qĂ« mund tâi quajmĂ« âefekti cunamiâ. Nga njĂ« tĂ«rmet nĂ« ekonomi e gjithĂ« situatat mund tĂ« bĂ«het kaq e rrezikshme sa mund tĂ« zhysĂ« botĂ«n sĂ«rish nĂ« recesionâ.
Pavarësisht si rrjedhin ngjarjet, rimëkëmbja nuk do të jetë e lehtë për asnjë kontinent, thotë Begg.
âNĂ« tĂ« dyja anĂ«t e Atlantikut, shohim njĂ« politikĂ« tĂ« çuditshme ekonomike, e cila pĂ«rpiqet tĂ« gjejĂ« se kush Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s; kush duhet tĂ« veprojĂ« i pari; kush duhet tĂ« kalojĂ« vĂ«shtirĂ«sinĂ« e çdo zgjidhjeje tĂ« situatĂ«s, duke e ditur se dikush duhet tĂ« mbajĂ« peshĂ«n nĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar pĂ«r tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« qĂ« po ndodhâ.
Rreziku i paraqitur nga kriza e borxheve në eurozonë u theksua këtë javë kur zyrtarë qeveritarë dhe bankierë, nuk arritën në një emërues të përbashkët për politikat e propozuara për shpëtimin e Greqisë. Një vendim i tillë është kyç në parandalimin e përhapjes së krizës së borxheve edhe në vendet e tjera.
âKjo lloj epidemie financiare, Ă«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu kontrolluarâ.
Stjuart Fleming Ă«shtĂ« studiues nĂ« organizatĂ«n âChatham Houseâ. Ai thotĂ« se BE duhet tĂ« veprojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« agresive pĂ«r tĂ« parandaluar dĂ«mtimin e eurozonĂ«s nga kriza financiare.
âNjĂ« krizĂ« e rĂ«ndĂ« finacare mund tĂ« sjellĂ« njĂ« goditje shkatĂ«rruese pĂ«r ekonominĂ« evropiane dhe mund tĂ« çojĂ« thuasje nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurtĂ« nĂ« shpĂ«rbĂ«rjen e monedhĂ«s Euro. ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Europa tĂ« marrĂ« nĂ« dorĂ« kontrollin e borxhit tĂ« sajâ.
Pavarësisht situatës ekonomike si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në Europë, një element për të cilin shumica e ekonomistëve janë dakord është se po mbaron koha për të parandaluar përhapjen e krizës fiskale.



