
Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble tha sot në parlamentin e Gjermanisë se investitorë privatë duhet të kontribuojnë për paketën e ndihmave financiare për Greqinë.
Ministrat evropianë të financave tha ai, po krijojnë një grup pune për të gjetur një zgjidhje për përfshirjen e sektorit privat, të pranueshme nga Banka Qendrore Evropiane. Pjesë e grupit do të jetë edhe FMN-ja dhe Komisioni Evropian. Ministri gjerman po ashtu propozoi që edhe institucionet huadhënëse të japin kontributin e tyre duke zgjatur afatin e pagimit të borxhit, për t’i dhënë Greqisë më shumë kohë.
Deri tani investitorĂ«t privatĂ« kanĂ« hezituar qĂ« tĂ« pranojnĂ« humbje tĂ« tilla ose tĂ« ristrukturojnĂ« borxhet. Banka Qendrore Evropiane tha dje se ajo Ă«shtĂ« kundĂ«r idesĂ« sĂ« pĂ«rfshirjes sĂ« sektorit privat, vetĂ«m nĂ« se kontributet bĂ«hen thjesht mbi baza vullnetare. Sipas zyrtarĂ«ve, njĂ« paketĂ« e re ndihmash pĂ«r GreqinĂ« mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« 130 miliardĂ« dollarĂ«.Â
Greqia u shpëtua një herë nga falemintimi, falë një pakete ndihmash prej 158 miliardë dollarësh.