
ZĂ«dhĂ«nĂ«si i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« bĂ«n tĂ« ditur se Presidenti Barak Obama ka dĂ«nuar dhunĂ«n e djeshme nĂ« Egjipt si “indinjuese dhe t]Ă« urryer”. Korrespondenti i ZĂ«rit tĂ« AmerikĂ«s, Kent Klain, na informon nga ShtĂ«pia e BardhĂ« se zĂ«dhĂ«nĂ«si tha se zoti Obama ia bĂ«ri tĂ« qartĂ« Presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, se ka ardhur koha pĂ«r kalimin e pushtetit nĂ« Egjipt.  Â
Sekretari i Shtypit i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Robert Gibs tha se Presidenti Obama kĂ«rkon qĂ« dhuna nĂ« rrugĂ«t e Kajros tĂ« ndalet dhe tĂ« fillojĂ« kalimi i pushtetit.Â
"Presidenti dhe kjo administratë dënojnë ashpër dhunën indinjuese dhe të urryer që ka pllakosur rrugët e Kajros. Ne e kemi thënë këtë gjatë gjithë kësaj kohe. Duhet patjetër që çdo formë dhune e nxitur nga qeveria të ndërpritet menjëherë”.
Zoti Obama foli në telefon me homologun e tij egjiptian të martën vonë. Në konferencën e shtypit dje në Shtëpinë e Bardhë, Gibs nuk tha se presidenti ka këmbëngulur që zoti Mubarak të japë dorëheqjen, por tha se zoti Obama ka bërë thirrje për ndryshime.
"Biseda që presidenti pati me Presidentin Mubarak ishte e drejtpërdrejtë, e sinqertë dhe e ndershme. Pa hyrë në hollësitë e saj, mesazhi që presidenti i transmetoi Presidentit Mubarak ishte se koha për ndryshime ka ardhur”.
Gibs përsëriti deklaratën që bëri javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë politikën e tyre për ndihmën prej 1.3 miliardë dollarësh që i japin çdo vit Egjiptit dhe se vendimi varet nga qendrimi i qeverisë egjiptiane. Ai tha se zoti Obama do të mbajë kontakte me Presidentin Mubarak. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi ngjarjet në Egjipt “shumë fluide dhe dinamike”.
Dje më herët, shefi i presonelit të Shtëpisë së Bardhë, Uilliam Dejli tha se situata në Egjipt është jashtë kontrollit amerikan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që rezultati të jetë një qeveri e fortë, e qendrueshme dhe laike në Egjipt. Dejli u tha gjithashtu gazetarëve se kryengritja popullore mund të shtrihet përtej kufijve të Egjiptit.