
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs mori mbrĂ«mĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« koncert tĂ« veçantĂ« bamirĂ«sie, duke shoqĂ«ruar nĂ« piano kĂ«ngĂ«taren Aretha Franklin, e cilĂ«suar si MbretĂ«resha e MuzikĂ«s Soul. Koncerti u mbajt nĂ« sallĂ«n e koncerteve Mann Music Center nĂ« Filadelfia. Â
Ky ishte një duet i rrallë për zonjën Rajs, e cila intrepreton në piano muzikë klasike dhe Aretha Franklinit, këngëtare e njohur e musikës Soul. Paratë nga koncerti u dhuruan për një shoqatë muzikore për fëmijët. Koncerti tre-orësh para rreth 8 mijë të pranishmëve kishte në repertor arie të njohura të operas nga muzika klasike botërore.
Zonja Rice, e njohur si diplomate dhe Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, e shoqëroi divën e muzikës Soul gjatë intrepretimit të këngëve të njohura, si“I say a little Prayer” dhe “My country Tis of Thee”. Ajo po ashtu intrepretoi “Koncert N 20 në D-Minor” të Moxartit.
Zonja Rice tha se ideja për të intrepretuar së bashku me këngëtaren e famshme i lindi nga vlerësimi i përbashkët për muzikën dhe vendosmëria për t’i dhënë mundësi fëmijëve të njihen me të.