
Në Shqipëri shumica dhe opozita u ulën sot në bisedime në përpjekje për të gjetur një kompromis lidhur me cështjen e hetimit të zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar. Kryetarët e dy grupeve parlamentare Astrit Patozi i demokratëve dhe Gramoz Ruci i socialistëve ranë dakort për ngritjen e një komisioni të ri, me shumicë dhe nën drejtimin e opozitës që të hetojë materialet zgjedhore, por mbetën sërish të ndara për fletët e votimit. Palët do të takohen sërish me synim arritjen e një marrëveshjeje brenda korrikut.