Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Serbia kanë ndaluar lundrimin e anijeve në Danub, për shkak të akullit që ka bllokuar lumin.
Në Ballkan, mijëra persona mbeten të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, pasi reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe të telefonave.
Afro 500 persona raportohet të kenë humbur jetën në mbarë Evropën si pasojë e të ftohtit që ka përfshirë kontinentin, me temperatura deri në minus 36 gradë celsius. Shumica e viktimave mësohet se janë njerëz të varfër dhe të pastrehë. Ukraina ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 131 të vdekur.