Rusia do ta mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiç do të zgjidhet”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.
Dy javë më parë Serbia ka emëruar ministrin e jashtëm Jeremiç si kandidat për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ndërsa si rival ka ambasadorin e Lituanisë në OKB. Aktualisht, kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase.