Reshjet e dëborës kanë rinisur në veri të vendit. Sipas informacioneve, problematike vijon të mbetet situata në rrethet Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.
Temperaturat e ulëta, reshjet e borës dhe stuhitë kanë bllokuar rrugët në këto rrethe, duke i izoluar ato nga pjesa tjetër e vendit.
Kjo ka sjellë edhe nevojën për furnizim me ushqime. Pritet që kamionë me ndihma të nisen sot nga rezerva e shtetit për në këto zona.
Një situatë e tillë paraqitet edhe në rrethin e Dibrës, ku shumë akse vijojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa të tjerat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Në qarkun e Korçës, stuhitë e borës gjatë natës kanë bërë të pakalueshëm aksin Korçë-Dardhë, ndërsa në Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik, lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, pas apelit të banorëve të shumë komunave të bllokuara, të cilët për shkak të bllokimit të rrugëve kanë mbetur pa rezerva ushqimore, Drejtoria e Rezervave Materiale ka nisur shpërndarjen e ndihmave me helikopterë dhe kaminoë.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo drejtori, 2 kamionë me 300 pako me ushqime janë nisur drejt pukës, ndërsa drejt komunave Trebisht dhe Klenjë të Dibrës janë nisur dy helikopterë, secili me nga 50 pako ndihma ushqimore.
Sipas Policisë së Shtetit, situata në akset rrugore në shkallë vendi paraqitet e tillë:
Â
Në qarkun Kukës:
1.      aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi B.Curri – Qafë Morinë i  kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
5.      aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
6.      aksi Krumë – B. Curri,  i pakalueshëm,
7.      aksi Krumë – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Kukës – Topojan,  i kalueshëm me zinxhirë,
9.      aksi Ujmisht – Lusen – BushtricĂ« – Kala e DodĂ«s nĂ« drejtim tĂ« PeshkopisĂ«, i kalueshĂ«m me zinxhirĂ«,
10.  aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
11.  aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1.      aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.      aksi rrugor Peshkopi – SllovĂ« – Kala e DodĂ«s nĂ« drejtim tĂ« KukĂ«sit, i pakalueshĂ«m,
6.      aksi Peshkopi – Muhurr – Aras,  i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.      aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
8.      aksi Steblevë – Librazhd,  i pakalueshëm,
9.      aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta se dje  reshjet e  dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1.      aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa probleme,
2.      aksi  rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm  me zinxhirë, pasi ka ngrica,
3.      aksi Qaf ÇelĂ« – PukĂ« -  FushĂ« ArrĂ«s, i kalueshĂ«m me zinxhirĂ«,
4.      aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
5.      aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6.      aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,
7.      akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9.      akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10.  aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,
11.  aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk  bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët po punojnë për pastrimin e tyre.
Në qarkun Lezhë:
1.      aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,
2.      aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës,  i kalueshëm me zinxhirë,
3.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.
Në qarkun Tiranë:
1.      në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
2.      në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
NĂ« qarkun Elbasan:
1.      aksi Librazhd – QafĂ« ThanĂ«, i kalueshĂ«m pa zinxhirĂ«,
2.      aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
3.      aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar. Po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Â
Në qarkun Korçë:
1.      aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   - Qafë Thanë, i  kalueshëm pa zinxhirë,
2.      aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,
3.      aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i  kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi  Korçë – Goricë, i  kalueshëm pa zinxhirë,
Temperaturat  vazhdojnë të jenë më  të ulëta sot dhe  po  fryn një erë e fortë, por  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
NĂ« qarkun Berat:
1.      aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1.      aksi KakavijĂ« – GjirokastĂ«r – TepelenĂ« kalohet pa zinxhirĂ«,
2.      aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi PĂ«rmet – ÇarshovĂ« Ă«shtĂ« i kalueshĂ«m me zinxhirĂ«,
4.      aksi Jorgucat – Qafa e MuzinĂ«s, e kalueshme pa zinxhirĂ«,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Â
Në qarkun Vlorë:
1.      në segmentin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.