Reduktim me 20 për qind tëp agave minimale, privatizime të reja, reduktim të pensioneve sociale, 15 mijë vende pune të shkurtuara në sektorin publik dhe reduktim të pagave edhe në sektorin privat.
E gjithë ajo që Trojka (FMN, BQE, BE) i ka kërkuar Greqisë në këmbim të fondeve që do ta shpëtojnë nga falimentimi pritet të pranohet nga qeveria greke dhe partitë kryesore.
Bisedimet e djeshme janë mbyllur mbrëmjen e së mërkurës me deklaratën e kryeministrit Papademos. “Jemi dakord me të gjitha pikat e marrëveshjes, përveç çështjes së pensioneve”.
Një dokument jo i plotë marrëveshjeje mes liderëve politikë është firmosur dje, ndërsa shefes së FMN-së, Kristinë Lagard, i është dërguar një letër ku konfirmohet gatishmëria e klasës politike greke për të përmbushur planin e shpëtimit nga falimenti.
Ndërkohë, nxitje kanë ardhur edhe nga Gjermania. Kancelarja Anxhela Merkel ka kërkuar përshpejtimin e mbylljes së marrëveshjes. / Përgatiti: Gazmira Ndoja