Qeveria gjermane ka dëbuar katër diplomatë sirianë të cilët akuzohen se kanë lidhje me dy personat e arrestuar që dyshohen për spiunim të opozitarëve sirianë në Gjermani.
Policia në Berlin, më 7 shkurt, ka arrestuar një qytetar me shtetësi siriane dhe një tjetër me shtetësi gjermane dhe libaneze, duke thënë se dyshohen për spiunazh të forcave opozitare tek agjencia siriane e inteligjencës.
Qeveria e Gjermanisë ka thirrur ambasadorin e Sirisë për bisedime në prag të arrestimit. Më 26 dhjetor të vitit 2011, aktivisti sirian, Ferhad Ahma, njëherësh politikani Partisë së Gjelbër, është dhunuar nga një sulmues i panjohur në banesën e tij në Berlin.