Negociatat shihen si e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme sa i takon Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, deklaron se kur është fjala për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, një gjë e tillë sipas tij, duhet të jetë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Kjo deklaratë e Jeremiç ka ardhur gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili zhvilloi seancën e rregullt për Kosovën.
Jeremiç ndër të tjera ka cituar se Serbia vazhdon t’i përkushtohet këtij procesi, pasi është mekanizmi i vetëm legjitim për tejkalimin e pengesave.
“Kërkimi i rezultateve jashtë bisedimeve është i padobishëm dhe kundër-produktiv”. Situata në veri të Kosovës sipas Jeremiç mbetet e paqëndrueshme.