Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, ka akuzuar Britaninë për “militarizim të Atlantikut Jugor”, sipas agjencisë së lajmeve ANSA, ajo ka paralajmëruar se do të dërgojë një ankesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër Britanisë.
Komentet e saj u bënë në kohën kur tensionet po rriten, para 30 vjetorit të luftës së Folkladneve.
Zonja Fernandez ka kritikuar vendosjen e paralajmëruar të anijes ushtarake britanike në këtë hapësirë dhe fotografitë e Princit Uilliam si pilot ushtarak në këtë ishull.
Britania dhe Argjentina zhvilluan një luftë të shkurtër për Ishujve Folklande, në vitin 1982. Këto ishuj janë nën sundimin britanik.