
Ilir Meta
24 ditĂ« pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila e shpalli tĂ« pafajshĂ«m, Ilir Meta ka hedhur hapin e parĂ« pĂ«r t’iu rikthyer jetĂ«s aktive nĂ« politikĂ«. NĂ« konferencĂ«n e sotme pĂ«r shtyp, kreu i LSI-sĂ« Ă«shtĂ« shprehur se i ka kĂ«rkuar zyrtarisht Kryetares sĂ« Kuvendit, emĂ«rimin e tij si anĂ«tar tĂ« Komisionit tĂ« Integrimit.
“Sot i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, Topalli, që të bëhem anëtar i Komisionit Parlamentar për integrimin evropian”, u shpreh kreu i LSI-së.
Rregullorja për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit në pikën 1 të nenit 20 parashikon se “Kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk mund të jenë anëtarë të komisioneve të përhershme”. Kjo do të thotë se Meta nuk do të rikthehet në qeveri me këtë kërkesë të bërë sot.
Pas vendimit të gjykatës për shpalljen e tij si të pafajshëm Meta ishte shprehur se rikthimin e tij në qeveri nuk e pengonte asgjë por mesa duket ka një ngërç që pengon një gjë të tillë.
Komisioni për Integrimin Evropian ka nëntë anëtarë, ku shumicën e ka Partia Demokratike ndërsa kryetarin e ka ajo Socialiste. Anëtarë të komisionit janë pesë deputetët të PD-së dhe katër të PS-së dhe asnjë nga partitë e vogla.
Rregullorja parashikon se “anëtarët e komisioneve të përhershme dhe të nënkomisioneve, së bashku me kryesitë e tyre, zgjidhen me votim të hapur nga Kuvendi me propozimin e Konferencës së Kryetarëve”.
Në pikën dy të nenit 21 thuhet se “Për ndryshimin e numrit dhe të përbërjes së komisioneve dhe të nënkomisioneve synohet arritja e mirëkuptimit mes grupeve parlamentare”.
Në këtë mënyrë Meta pritet të hap një debat fillimisht në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas edhe në Kuvend, ku emri i tij do të votohet për tu bërë anëtar i Komisionit për Integrimin Evropian.
Florenc Stafa Redaksia  OnLine