Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i drejtësisë, ka vënë në dukje se integrimi europian i Kosovës është platformë kombëtare.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në takimin e Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri, i cili zhvillohet në kuadër të dialogut të procesit të stabilizim asocimit.
Kuçi theksoi se rreth kësaj platforme ekziston një konsensus i brendshëm shoqëror dhe politik, për të cilin qeveria e Kosovës është duke punuar.
“Sot jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Bashkimin Europian dhe për ta adresuar nevojën e riafirmimit dhe përkushtimit tonë për perspektivën e qartë europiane”, tha Kuçi.