Një i vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti, i cili ka ndodhur mbrëmjen e së martës tek Shkëmbi i Kavajës.
Sipas policisë, mësohet se kanë qënë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë dhe një viktimë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Rezart Hoxha, i cili udhëtonte me makinën tip “Opel”.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit, Elona Peleqi 27- vjeç, Albana Kanani, 37- vjeç, Leonard Bano, Marios Buzi -18 vjeç dhe një person ende i paidentifikuar.
Policia bën të ditur se shkak për këtë ngjarje mendohet të ketë qenë humbja e kontrollit të viktimës mbi mjetin dhe përplasja në shtyllat e ndriçimit. Më tej, mjeti ka kaluar në korsinë e kundërt ku është përplasur me një automjet tjetër taksi. Në këtë makinë me targa AA247 BA tip Wolkswagen, udhëtonin pesë persona.