TIRANË- Ministria e Mjedisit ka penalizuar me gjobë 6 lokale në zonën e ish Bllokut. Ndëshkimi ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në bashkepunim me Policine e Shtetit, si dhe Policine Bashkiake, mesnatën e së premtes.
"Gjate ketij aksioni i cili kishte si synim evidentimin e lokaleve te nates qe shkaktojne ndotje akustike jashte normave te lejuara, si dhe nuk jane te pajisur me leje mjedisore per zhurmat, u pezullua puna ne 6 subjekte te tilla, te cilat u penalizuan me nga 50 mije leke te reja te secili, masa maksimale e gjobes per mungese te leje mjedisore per zhurmat"- thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mjedisit.
Sipas tij, subjektet nuk kishin respektuar edhe orarin e bashkise per te ushtruar veprimtari deri ne oren 24.00.
Ketyre subjekteve iu la si detyre qe te pajisen me leje mjedisore per zhurmat, ne te kundert do t'u pezullohet teresisht aktiviteti.
Aksioni pritet te vazhdoje edhe ne fundjavat e ardhshme, deri ne stabilizimin e situates se ndotjes akustike, kryesisht ne zonat me problematike, ku lokalet duhet te pajisen me leje mjedisore per zhurmat, si dhe te te marrin masa per izolimin e zhurmes, deri ne parametrat e percaktuar me ligj.