VJENË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ka publikuar sot raportin vjetor mbi lirinë e mediave në 56 vendet anëtare të organizatës.
Ndërsa ishte prezantimi i parë për të, përfaqësuesja e OSBE për lirinë e mediave Dunja Mijatovic tha se në cdo moment gazetarët duhet tu kujtojmë autoriteteve se mediat nuk janë pronë e tyre dhe se gazetarët duhet të nxjerrin në dritë atë cfarë zgjedhësit e tyre duan të dinë.
Në kapitullin dedikuar Shqipërisë, përmendet shqetësimi i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias. Dunja Mijatovic shprehet -" Më datë 28 Qershor i jam drejtuar autoriteteve shqiptare për të ashtu-quajturën cështja Pango. Në një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta, dhe Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani kam kërkuar sqarime mbi gjobën e gjykates.
Ndërkaq ajo i është referuar edhe nje takimi jo zyrtar me Zv.kryeministrin Ilir Meta ku shprehet se i ka kërkuar atij ti përcjellë shqetësimin e OSBE-së presidentit Bamir Topi.
Mijatovic gjithashtu ka ofruar ndihmën e OSBE-së për reformën e kuadrit ligjor të medias në Shqipëri.
Sulmet qeveritare mbi median kritike ne Shqiperi
1 - Mbyllja e gazetës Tema. Nxjerrja jashte e punonjesve te redaksise pa pritur vendimin e gjykates, rrahja e botuesit Mero Baze dhe me pas mbyllja edhe e emisionit te tij investigativ ne Vizion Plus. Sulme verbale mbi pronarin Artan Dulaku, te shoqeruara me pasoje shitjen e aksioneve dhe ndryshimin e politikes editoriale te kanalit televiziv. Shkarkim i drejtorit te Informacionit në Vizion Plus Arban Hasani
2 - Sulme te hapura verbale te kryeministrit S.Berisha mbi botuesin e gazetes Shekulli, Koco Kokedhima, te shoqeruara me shtremberime fyese te mbiemrit te tij dhe me kercenime per burgim. Ne nje leter te hapur per organizatat e medias dhe ambasadoret, botuesi i Shekullit renditi rreth 20 raste te sulmeve qeveritare ne biznese paralele te Kokedhimes, qe kane qellim intimidimin e gazetes dhe kane sjelle dobesimin e investimeve ne te. Mosnderhyrja e policise ne raste vjedhjesh te pandeshkuara ne televizionin A1, nderprerje te vazhdueshme te energjise ne kete TV, artikuj denigrues ne gazeten RD dhe Koha Jone, si dhe thirrje per shoqerim me force te drejtorit editorial te Shekullit dhe A1 Televizion, Adrian Thano
3 - Sulmet ndaj Top Channel. Presion per nxjerrje nga godina, presion per largim te drejtorit te informacionit, Sokol Balla, ndryshim i drejtorit dhe goditja e rradhes, gjobe ndaj emisionit investigativ Fiks Fare
4 - Mbyllja e gazetes kritike Korrieri
5 - Ndryshim i pronesise dhe politikes editoriale te Alsat TV