FIER- "Burg pa afat" është masa e arrestit për dy mjekët e arrestuar dy ditë më parë në qytetin e Ferit.
Gjykata e qarkut Fier , ka komunikuar sot masën e marrë ndaj tyre, ndërsa menjëherë pas vendimit dy mjekët Tushe Qalliu dhe Leon Shpataraku janë shoqëruar nga për në qëli ku do të vuajnë masën e marrë ndaj tyre.
Ndërkaq, policia ka njoftuar se vazhdojnë kërkimet për mjekun e trëtë të shpallur në kërkim,Staver Furxhiu 66 vjec, me profesion psikiatër, i cili ka qenë dhe kryetar i komisionit të paaftësisë.
*******************************
Dy mjekë u arrestuan dy ditë më parë në Fier, ndërsa një tjëtër u shpall në kërkim.
Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorine e Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me
Njesine Takse-Force ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier, në kuadër të operacionit "Shkodrani", bënë të mundur arrestimin e Tushe Qalliu, vjec 49 banuese ne Mallakaster,me profesion Mjeke me funksion Anetare e Komisionit te Paaftesise për Punë, si dhe Leon Shpataraku,vjec 46 banues ne Fier,me profesion Mjek-Kirurg, me funksion Anetar i Komisionit te Paaftesise për Punë.
Ndërkaq është shpallur në kërkim mjeku Stavri Furrxhiu,66 vjec, banues ne Fier, me profesion Mjek-Neuropsikiater, me funksion Kryetar i Komisionit te Paaftesise për Punë
Të tre keta keta shtetas ne periudha kohore te ndryshme ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke shfrytezuar funksionin e tyre kane përvetesuar shuma te ndryshme monetare ne favor te dhenies se te drejtes per tu trajtuar si te paafte për punë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqerore
Sipas policisë finalizimi i ketij operacioni u be si rezultat i nje hetimi disa mujor ku per objekt ishte Komisioni i Trajtimit te Aftesive per Pune prane Drejtorise Sigurimeve