Federate Argjentinase e Futbollit nuk ka rinovuar kontratën me trajnerin Diego Armando Maradona, pasi ky i fundit refuzoi të shpërbëntë ekipin me të cilin dështoi në finalet e Kupës së Botës, Afrikë e Jugut 2010.
Maradona më parë ishte shprehur se nëse do të rinovonte, nuk donte asnjë ndërhyrje nga Federate, sa i përket seleksionimit të lojtarëv dhe se do të vazhdontë punën me të gjithë ata lojtarë që kishte grumbuluar në botëror.
Kryetari i Federatës Argjentinase e Futbollit, Julio Grondona, tha se Komiteti ekzekutiv nuk ishte i mendimit që Maradona të vazhdonte të drejtonte skuadrën. Ndaj, vazhdoi ai më tej, në ndeshjen kundër Spanjës planifikuar në shtator ne do të luajmë me trajner të ri.