HAS- Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Burri ka vrarë me pistoletë bashkëshorten dhe pas rrethimit nga policia i ka dhënë fund vetes me të njëjtën armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Brenog te komunes Fajzë të Hasit, në orët e vona të natës dhe është raportuar nga burimet policore paraditen e sotme.
Sipas të dhënave të para, mësohet se viktimë është shtetasja Pranvera Muslika, nene e tre femijeve, me i vogli foshnje vetem nje muajsh, e cila u ekzekutua me armë nga bashkëshorti i saj, Gëzimi, 33-vjeç.
Nuk janë ende të qarta motivet e krimit, por të dhënat e para flasin për një gjendje depresive te bashkeshortit. Se paku si kane deponuar ne polici te aferm te familjareve.
Pasi vrau gruan, Gëzimi mbajti peng 3 fëmijët e tij të vegjël, në tentativë për t'i shpëtuar policisë.
Policia ka negociuar per dorezimin vullnetar te autorit te krimit, i cili ka qendruar i ngujuar ne banese per me shume se kater ore dhe nuk ka pranuar te dorezohej. Por kur pa se nuk kishte mundësi shpëtimi, për shkak se ishte i rrethuar i ka dhënë fund jetës.