Etiketa, tapa e ambalazh pijesh të ndryshme alkolike e joalkolike janë sekuestruar nga policia e Shkodrës. Policia ka prangosur pronarin e punishtes shtetasin Xhavit Kasemi 46 vjeçar.
Në kuadër të operacionit të koduar "Kalaja", rreth orës 23.15 të së martës, policia ka bërë kontroll në punishten e pijeve në lagjen "Ajasëm" të qytetit të Shkodrës si dhe në banesën e pronarit të saj , duke gjetur ambalezhe e etiketa të fallsifikuara.
Sipas policisë ka qenë një periudhë hetimi tre javor që ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ndërsa ëhstë vërejtur se I ndaluari fallsifikonte etiketa të artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore si dhe vula e stampa.
Gjatë kontrollit të ushtruar në punishten dhe banesën e 46 vjeçarit, të cilat ndodhen afër njëra- tjetrës janë sekuestruar 239.700 copë etiketa pijesh alkolike e joalkolike të ndryshme , 33.000 copë tapa ambalazhi plastike, 33.000 copë tapa ambalazhi metalike, 7000 copë kundraetiketa pije alkoolike , verë me mbishkrimin VARNAC-2004 prodhim i Malit të Zi, 750 copë ambalazhe kartoni për pije alkoolike si dhe produkte të tjera.
Kjo punishte ka disa vite që e ka nisur aktivitetin e saj ndërsa vitet e fundit ajo e ka zgjeruar aktivitetin e saj dhe ka patur leje për prodhim të disa pijeve alkolike.