Dhjetë shqiptarë të dyshuar për drejtimin e një vjedhjeje masive dhe përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar janë arrestuar sot në rajonin e Munster dhe Leinster në Irlandë
Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë mes moshës 30 dhe 44 vjec, dhe akuzohen për një seri bastisjesh, ndërsa kanë rënë në duart e policisë pas një hetimi të gjatë.
Shqiptarët akuzohen për vjedhje të pikave të karburanteve, dyqane, lokale, banka, zyrat postare dhe lokale nate.
Sipas policisë hetimi i këtij grupi ka nisur që nga tetori 2008 dhe është finalizuar pikërisht sot.
Një zëdhënës i policisë tha se hetimet filluan pas njoftimit të disa vjedhjeve ne jug dhe juglindje.
Vjedhjet ishin fokusuar në qendrat e biznesit në Carloë, KS, Kerry, Kilkenny, Limerick, Tipperary, KS dhe Wexford.
Në njoftimin zyrtar thuhej më tej se nga ky grup ishin kryem më shumë se 49 vjedhje.
Operacioni i koduar "Crake", u përkrah edhe nga zyra e Interpolit