KOLONJË- Një aksident I rëndë automobilstik i ka marrë jetën një foshnje, ndërsa është plagosur dhe është në gjendje të rëndë dhe një 24 vjeçare e afërme e viktimës. Ngjarja është regjistruar ne qyetin e Leskovikut gjatë orëve të paradites të së dielës, ndërsa policia lokale bën të ditur se ka arrestuar të riun që ecte me shpjetësi tej normave të lejuara me një motor pa targa në qytetin e vogël. Foshnja vetëm një vjecare L. K ka gjetur vdekjen pas dëmtimeve serioze që ka marë si rezultat i goditjes së fortë të mjetit që e ka përplasur duke e hedhur disa metra larg. Aksidenti ka ndodhur në kohën kur 24-vjeçarja Shpresa Ajazi me nipin e saj të vogël L. K në duar po tentonte të kalonte rrugën. Në këtë moment ajo është përplasur nga Mariglen Koloçi drejtues i motorit. Foshnja ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa vajza u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjaje ku ka arrestuar drejtuesin e motorit shtetasin Mariglen Koloçi ndaj të cilit rëndon akuza e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen"