LEZHË- Dorëzohet në polici autori i vrasjes së 25-vjecarit në Lezhë. Sipas burimeve nga policia mësohet se autori i dyshuar Erind Mrruku, 23 vjec pas disa orësh në 'arrati' është vetëdorëzuar.
Ai akuzohet se ka vrarë 25 vjecarin, Fabian Nika, i njohur si këngëtar në këtë qytet pas një sherri mes të rinjsh.
Ngjarja ka ndodhur pak orë pas mesnatës në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës. Viktima është qëlluar me armë zjarri sapo ka dalë nga automjeti i tij. Ndërkohë që sherri mes tyre mendohet të kishte nisur që në Shëngjin.