UPADTE- Pas deklarates se LSI-se se ne zgjedhjet vendore kane emra dhe program fitues, ka reaguar Partia Socialiste. Zedhenesja e PS-se, Armela Imeraj, gjate nje komunikimi me mediat i ka kujtuar LSI-se se ne derexhene qe e ka katandisur vendin koalicioni PD-LSI nuk ka me shqiptar qe t'i votoje.
"Nëse LSI mendon se mund të fitojë dicka duke vjedhur vota si në zgjedhjet e 2009-tës në Ndroq, ta harrojë"- ka thene Imeraj, duke shtuar se LSI ka frike nga vota e shqiptareve.
Sipas saj, LSI ka frike, pasi tradhëtoi e gënjeu votuesit e majtë duke mbajtur në pushtet Berishën dhe premtoi 100 mijë vende pune dhe vetëm gjatë vitit të parë të pushtetit PD-LSI kanë humbur 100 mijë shqiptarë vendet e tyre të punës.
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet optimiste për fitore në zgjedhjet vendore. Gjatë një komunikimi me mediat, sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka informuar se partia ka nisur punën për zgjedhjet vendore, duke garantuar njëherësh kjo parti ka emra dhe program fitues për zgjedhjet lokale.
Rama ka akuzuar PS-në për deklarata abuzive me shifrat për ekonominë, duke shtuar se në këtë mënyrë kjo parti do të vazhdojë të humbasë zgjedhjet edhe për këtë vit.
Ai ka konfirmuar se pavarësisht çështjeve dhe kundërshtimeve të fundit, koalicioni me PD-në është efikas dhe i qëndrueshëm.
Që në fillim, LSI ka shfaqur hapur ambicien e saj për të marrë kryeqytetin, për të cilin ka deklaruar se ka program të qartë zhvillimi, duke akuzuar bashkinë aktuale se nuk po i shërben si duhet qytetarëve.
_____
Me heret, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka theksuar se prioritet i kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme lokale është marrja e bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, Meta,njëherësh numri dy i qeverisë ka deklaruar se aktualisht në bashkinë e Tiranës ka mungesë vizioni.
"Në këtë bashki, ka mungesë për zhvillimin e kryeqytetit", mësohet të jetë shprehur Meta gjatë fjalës së tij.