KORCË- Një grua 43-vjecare, nënë e tre fëmijëve është vetëvarur pas konflikteve me bashkëshortin dhe kushtet e këqija ekonomike të familjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas të rrethit të Kolonjës dhe viktimë është gruaja E.M.
Sipas policisë gruaja është gjetur pa jetë nga bashkëshorti. Burime të policisë së komisariatit të Ersekës i kanë bërë të ditur gazetës se viktima me inicialet M.E. prej disa kohësh kishte konflikte të shumta me burrin e saj për shkak të kushteve ekonomike në të cilën jetonte kjo familje.
Gjendja e mjeruar e shoqëruar me vështirësi të shumta e kanë çuar nënën e tre fëmijëve drejt depresionit për të cilin kishte marrë dhe mjekime. Sipas të njëjtave burime mësohet se familjarët nuk gjendeshin në shtëpi në kohën e vendimit tragjik të viktimës. Ajo është gjetur e vdekur ndonëse është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit të Ersekës.