Një i ri shqiptar, emigrant në Kanada është ekzekutuar me thikë nga një person me precedentë të mëparshëm penal, pas një konflikti për dëmtimin e makinës.
Ngjarja ka ndodhur në Vankuver te Kanadasë, ku sipas njoftimeve të policisë shtetasi shqiptar Adem Aliu, 17 vjeç është ekzekutuar me thikë.
Shtetasi kanadez Mulligan Brum, 20 vjeç është autori i krimit, i cili sipas policisë njihet si person me precedentë penal të mëparshëm.
Gjithcka ka nisur pasi shtetasi shqiptar në gjendje të dehur i ka dëmtuar makinën ,me mjete të forta 20 vjeçarit kanadez.
Policia tha se Ademi, ishte bërë shpesh pjesë e ketyre sherreve, pasi kohët e fundit shoqërohej shpesh me një grup keqbërësish, që pasi konsumonin alkol, dëmtonin automjete.