UPDATE- Rezultatet e ekspertimit auto-teknik të autobusit të tragjedisë kanë mbërritur në përfundimin se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e shoferit.
Sipas të dhënave të ekspertizës, autobusi ka lëvizur brenda gjithë rregullave të qarkullimit, me shpejtësi normale, në kahun e duhur dhe përpara nuk ka pasur ndonjë makinë tjetër.
Po ashtu sistemi i drejtimit të autobusit mësohet se ka funksionuar normalisht dhe nuk ka pasur probleme.
Ndërkaq, autopsia që iu bë drejtuesit të autobusit ka treguar se ai gëzonte shëndet të mirë dhe nuk ka pasur probleme.
Pavarësisht të dhënave të para, Prokuroria e Pukës po vazhdon hetimin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave. Po merren të pyetje të plagosurit e aksidentit të djeshëm, të cilët mund të tregojnë detaje nga aksidenti tragjik.
Dy fëmijë të plagosur, në gjendje kritike. Sot zi kombëtare
UPDATE- Dy prej fëmijëve të plagosur në aksidentin e djeshëm janë në gjendje të rëndë.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda, i cili ka deklaruar se gjendja e tyre është shumë kritike.
Sipas tij, më e rëndë paraqitet gjendja e njërit prej fëmijëve, 9-vjecarit Erison Peraj. Mjeket kishin diskutuar transportimin e tij drejt Sanatoriumit për shkak të dëmtimeve në aparatin e frymëmarrjes, por si pasoje e rendimit te gjendjes e anuluan transportin.
Nisur nga situata kritike, Zhurda u është drejtuar me apel qytetarëve të solidarizohen në këtë tragjedi dhe të kontribuojnë duke dhuruar gjak, pasi në kushte të tilla është shumë i nevojshëm për të ndihmuar të plagosurit e tjerë që trajtohen në këtë repart.
ora 20.30
Ka arritur ne 14 numri i te vdekurve nga aksidenti ne Puke, nderkohe qe ka nje numer te madh te plagosurish rende, Qeveria e ka shpallur ditë Zie kombëtare ditën e dielë dhe ka njoftuar se do paguaje funeralet e viktimave.
Kreu i qeverise dhe lideri i opozites Edi Rama kane shkuar ne spitalin ushtarak, ku ka aktualisht disa te plagosur rende, mes te cileve edhe femije. Presidenti Topi gjithashtu ka vijuar me ngushellimet e rastit. Autobusi ishte nisur nga Durresi drejt Fushe Arrezit. Sipas deshmive te para, shkak aksidenti nuk ka qene moti i keq.
**********
UPDATE 19:30 - Kane mberritur të plagosurit e parë edhe ne Spitalin Ushtarak ne Tirane nga aksidenti i rëndë në rrugën Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobuz me pasagjerë ra në humnerë.
Mes personave te sjelle ne Tirane eshte edhe drejtuesi i mjetit me targë PU 1330 A qe udhetonte nga Tirana drejt Fushë Arrëzit. Ai ka vdekur ne Spitalin Ushtarak pak minuta pasi ka mberritur.
Sipas nje deputeti te Pukes 11 persona kanë humbur jetën, 15 janë në gjendje të rëndë dhe 11 janë dëmtuar më lehtë.
Autobuzi ka rënë në lumin Fan, në Pukë. Polumbarë të RENEA-s, jane derguar me urgjence nga Tirana. Nje shtab i posacem po drejton situaten, nderkohe qe kryeministri S.Berisha ka anuluar inagurimet e rradhës.
Ngjarja
Autobusi me targë PU 1330 A ka rënë rreth 30 metra në greminë në vendin e quajtur Arat e Precajve në lagjen Vathaj aty ku ndahet fshati Dom dhe Gojan i Vogël, pasi ka devijuar rrugën në mënyrë enigmatike. Gjatë rënies ai është rrotulluar disa herë nëpër një shkëmb të zi e të thiktë dhe aty ka flakur dhe pjesën më të madhe të pasagjerëve nga dritaret ndërsa ata kanë rënë nëpër shkëmbinj dhe kanë përfunduar në brigjet e lumit Fan i Madh.
Autobusi është vënë re të binte nga një grua e shtëpisë së Ndrek Prengës, banore e fshatit matanë lumit dhe ajo ka lajmëruar në numrin e policisë 129 për atë që ka parë më sy. Ndërkohë që janë lajmëruar dhe disa banorë të tjerë të atyshëm të fshatit, të cilët kanë marrë makinat e tyre dhe janë gjendur menjëherë tek të dëmtuarit. Më së pari ata kanë transportuar për lart në rrugën nacionale të plagosurit, dhe më pas dhe të vdekurit pasi kanë mundur të vënë re ata që nuk kishin shenja jete.
Sipas Ardian Gjonit, banor i atyshëm, ndër të parët që ka qenë aty, gjithçka i ngjante një kasaphane, njerëz të dëmtuar, gra e fëmijë, me koka të çara e plagë të rënda. "Kemi dashur minuta të ambientohemi psikologjikisht e më pas për të dhënë ndihmën e duhur pasi shihnim njerëz gjithandej në shkëmbinj dhe nëpër gurët e lumit poshtë që rënkonin, të mbuluar me gjak", -thotë Gjoni.
Personi i parë në vendin e ngjarjes ka qenë Zef Përshtjefni, banor i fshatit aty, i cili me një kamionçinë ka bërë të pamundurën për nxjerrjen e të plagosurve, por dhe transportimin e të vdekurve për në qendrën shëndetësore të Gjegjanit.
*******
Viktimat e aksidentit
01. Arsen Gjon Marku, 8 vjeç
02. Paulin Lazër Gjoni, 28 vjeç
03. Mimoza Mhill Dyzeni, 29 vjeçe
04. Adem Mustafa, 52 vjeç
05. Marte Ndue Lleshi, 31 vjeçe
06. Alma Nikollë Marku, 33 vjeçe
07. Fran Llesh Paloka, 22 vjeç
08. Gjovalin Gjin Pera, 15 vjeç
09. Prengë Dyzeni, 38 vjeç
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), 47 vjeç
11. Marie Prenga, 60 vjeçe
12. Adela Paulin Prenga, 14 vjeçe
13. Lavdie Hysen Mustafa, 41 vjeçe
14. Edona Adem Mustafa, 12 vjeçe
Të plagosurit
Gentian Meçi, 19 vjeç
Ilir Prendi, 10 vjeç
Flora Peraj, 37 vjeç
Xhesi Pali, 7 vjeç
Gjon Marku, 40 vjeç
Sara Pali, 6 vjeç
Pjerin Kola 33 vjec
Mirsaf Mustafa, 4 vjeç
Erison Peraj, 9 vjeç
Armando Mustafa, 8 vjeç
Dona Mustafa, 6 vjeç
Artjola Prenga (Marku), 30 vjeç