Real Madridi mësohet se po interesohet seriozisht për të patur pjesë të tijin edhe mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil.
Trajneri i Real Madrid Mourinho tashmë ka konfirmuar interesimin e tij për Khediran dhe ai tani duket se po kërkon që ta transferojë dhe kolegun e kombëtares, Mesut Ozil, që ka shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror.
Thuhet se përfaqësuesit e 21-vjeçarit janë takuar me Jorge Valdanon të cilin e kanë informuar për një klauzolë në kontratën e Ozil, dhe që është 16 milionë euro. Kjo shumë realisht nuk është asgjë për Real Madridin duke marrë parasysh nevojën e shërbimeve të Ozil.