Xavi: Murinjo tek Real, motivim ekstra për ne
Në një intervistë të dhënë për sportiven "SPORT", ylli i Barcelonë por dhe Kombëtares spanjolle Xavi Hernandes tha se ardhja e Murinjos tek Real Madrid do t'i shërbejë Barcelonës si nxitje për sezonin e ardhshëm.
"Mourinho është një trajner i madh dhe ardhja e tij në Madrid do të na shërbejë si motivim ekstra që të luajmë dhe më mirë. Real Madrid ka bërë shpenzime të mëdha për të afruar lojtarë cilësor, dhe një nga trajnerët më të mirë në botë. Ata duan të fitojnë trofe dhe ne do shohim se cdo ndodhë këtë sezon"-tha Xavi
Xavi foli edhe për shokun e skuadrës në kombëtare Cesk Fabregas, ku kalimi i tij tek Barcelona bëhet edhe më i vështirë me problemet e fundit financiare që ka Barça.
"Kjo varet nga Barcelona dhe Arsenal. Cesc tashmë ka thënë se dëshiron të vijë dhe unë shpresoj që ai të luajë me ne këtë sezon. Ai dhe unë përshtatemi shumë mirë, dhe ai është një lojtar me ADN-Barçe," tha Xavi