Një fëmijë ka vdekur ndërsa prindërit e tij janë në gjendje të rëndë, në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në aksin Vlorë -Levan, në vendin e quajtur "Kthesa e Qarit".
Një mjet tip "fuoristradë" me targa FR 4599 C, që drejtohej nga Sokrat Dule ka dalë nga rruga dhe pasojat kanë qenë tepër tragjike. Mjeti si rezultat i shpejtësisë ka fluturuar në ajër për rreth 10 metra dhe ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë. Të aksidentuarit janë ndihmuar nga policët rrugorë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Ata janë çuar në spitalin e Fierit, por ndërkohë 3-vjeçari L.Dule ka mbetur i vdekur.
Mësohet se Sokrat Dule, 27 vjeç, po udhëtonte me bashkëshorten, djalin, vajzën, si dhe një të afërme. Ata janë banorë të lagjes "Apolonia" në Fier. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave. Bashkëshortët ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Burime ndërsa nga policia mësohet se shkak për vdekjen e 3-vjeçarit ka qenë fakti që ai ishte në vendin e parë, në prehrin e së ëmës