Policia e Shkodrës ka njoftuar se është vetdorëzuar në polici autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur më 7.7.2010 në fshatin Kir të komunës Pult në Shkodër , ku mbeti i vrarë 62 vjeçari Ndoc Prroj(Vata).
Gjokë Çukaj, 23 vjeç, lindur e banues në fshatin Kir të komunës Pult në Dukagjin, ka qëlluar mbi fqinjin e tij Dedë Prroj duke e lënë të vdekur atë në afërsi të banesës . Dy familjet , banuese në lagjen Kasnec të këtij fshati kishin konflikt për vijën e ujit që përdoret për vaditje.
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia e Shkodrës ka ndaluar një 42 vjeçar pasi në bagazhin e mjetit të tij ka gjetur 24 kg kanabis sativa . Agim Gurraj, 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjeter, rrethi Shkodër, i dënuar më parë për trafikim të mjeteve motorrike, është ndaluar nga policia në hyrje të qytetit të Koplikut në Malësi të Madhe .Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij Benz me targa SH 0381 E, në bagazh i janë gjetur disa pako me 24 kg lëndë bimore të vendosura në qese plastike , që sipas policisë dyshohet se janë kanabis sativa . Është bërë ndalimi i 42 vjeçarit me akuzën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, ndërsa burime pranë policisë bëjnë të ditur se kapja e 42 vjeçarit ka qenë pjesë e operacioneve që po zhvillohen kundër veprave kriminale dhe se strukturat e saj kishin patur informacion dhe dyshime për aktivitetin e tij . Ndërsa në orën 02.00 të datës 15.7.2010, në lagjen" Manush Alimani "është ndaluar 24 vjeçari Armir Mustafa . Kjo pasi nga kontrolli që ka bërë policia në lokalin ku punonte 24 vjeçari ka gjetur poshtë banakut 1 qese me 35 gram bimë që dyshohet se është kanabis sativa si dhe 3 qese farmeceutike .
Ndërkaq në vazhdim të operacionit të koduar "Lotaria e fundit",që ka objekt kontrollet e lojrave të fatit , nga sektori i luftës kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Shkodrës janë sekuestruar 19 aparate elektronike dhe 1 ruletë , në dy ambjente private në qytetin e Shkodrës .Pronarët e tyre do të ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa kjo është hera e tretë brenda një jave që nga policia sekuestrohen paisje që përdoren për lojrat e fatit në qytetin e Shkodrës .