Kontaki me përcjellës të energjisë elektrike ka sjellë vdekjen e menjëhereshme të një 27 vjecari nga qyteti Rubikut dhe plagosjen e rëndë të një 65 vjecari, i cili është transportuar me helikopter për në spitalin ushtarak në Tiranë në rrezik për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18.00 të ditës së sotme në një lavatrice rëre në afërsi të Gurorës së Rubikut, kur 27 vjecari Arben Guri dhe elektricisti Ndue Ndreca po punonin për riparimin e një difekti elektrik në kabinën elektrike që i shërben lavatrices së rërës në shtratin e lumit Fan.
Por sapo ata kanë hapur derën e kabinës dhe po kontrollonin defektin elektrik, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike duke pësuar goditje të rëndë në tensionin e lartë,cka ka bërë që 65 vjecari Ndue Ndreca të goditej dhe ta hidhte disa metra duke i sjellë plagë të rënda, ndërsa 27 vjecari Arben Guri sipas mjekëve është goditur në organet e brendshme nga rryma elektrike cka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.
Punëtorët që gjendeshin aty kanë kërkuar ndihmë si dhë është lajëmëruar policia ndërsa i kanë sjellë të dy të dëmtuarit në spitalin e Rrëshenit, por Arben Guri kishte ndërruar jetë që me goditjen e dhënë, ndërsa Ndue Ndrecës i është dhënë ndihma e parë por gjëndja e tij ka qenë e rëndë ndaj është transportuar me helikopter për në spitalin ushtarak të Tiranës ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë për jetën