FIFA ka publikuar 11-të më të mirët e Kupës së Botës Afrikë e Jugut 2010
Iker Casillas: Në ndeshjen e parë të botërorit ku Spanja humbi kundër Zvicrës ishte ai fajtori. Gjashtë shfaqjet e përsosura më pas rrëzuan cdo pretendim se Casillas nuk ishte në formë. I shpallur si portieri më i mirë i Kupës së Botës Afrikë e Jugut 2010 Casillas mori 29% vota më shumë se sfidanti i tij më i afërt.
Philipp Lahm: Paraqitja e tij e përsosur në krahun e djathtë, ndikimi që pati ai tek skuadra si kapiten, ishin ndër faktorët kryesor për rezultatin që mori Gjermania nga botërori. 26-vjeçari trupvogël mund të mos ia mbushë mendjen kundërshtarit por ai ka një aftësi të jashtëzakonshmë për ta "vjedhur" topin me shumë klas.
43,81% e votave e bënë atë pjesë të 11 më të mirëve të botëorit në pozicionin e tij.
Carles Puyol: Ndoshta e nis botërorin jo në formën e tij më të mirë por 32 vjecari gjeti shpejt formën qe ka ndihmuar Barcelonën dhe Spanjën për të patur këtë sukses vitet e fundit. Ai shënoi golin e vetëm gjatë gjysëmfinales me Gjermaninë duke i dhënë vendit të tij finalen e parë të një botërori.
Maicon: Për të thyer Korenë e Veriut Brazilit i nevojitej dicka e vecantë. Këtë e mori përsipër Maicon me shënimin e nje goli nga një kënd thuajse i pamundur. Gjate gjithë ndeshjeve që Brazili zhvilloi Maicon ishte një shqetësim vazhdueshëm për kudërshtarin.
Sergio Ramos: I palëkundur, ofensiv dhe krijues ishte numri 15 i Spanjës Ramos. Ai ndaloi lojtar si Ronaldo dhe Podolski, duke i dhënë të drejtë zgjedhjes së Vincente Del Boskes, dhe duke marrë 30,21 të votave të publikut.
Wesley Sneijder: 60,60% e votave të publikut janë një tregues i qartë sa i përket suksesit që pati Wesley Sneijder ne Kupën e Botës. Ai vazhdimisht ishte në kërkim të topit dhe sa herë që e kishte në zotërim ishte i rrezikshëm. Kështu ai shënoi 5 gola, përfshi këtu fitoren kundër Brazilit në çerekfinale.
Bastian Schweinsteiger: 25-vjeçari erdhi më i rritur në Afrikën e Jugut. E mori përsipër skuadrën në disa momente vendimtare, duke treguar se sa efektiv është për ekipin. Ai ishte nje motor inkurajues për të gjithë skuadrën duke e bërë atë një kapiten të vërtetë. Paraqitjet e tij kundër Australisë, Anglisë dhe Argjentinës janë të paharrueshme dhe I dhanë atij 39,96% të votave.
Andres Iniesta: Ai është gjithmonë në vendin e duhur në momentin e duhur. Ai është magjistari i Spanjës. Goli i tij në finale ishte i përkryer. Iniesta ka qenë vendimtar në fitoren e botërorit me zgjuarsinë e tij dhe lëvizjet e bukura.
Xavi: Nje nga lojtarët më të shpejtë, ia doli më së miri edhe gjatë Kupës së Botës. Ai ka marrë 36,96% të votave të publikut.
David Villa: Ishte nën presion gjatë gjithë turneut por megjithatë ia doli. Ai shënoi plot 5 gola, përfshirë golat fantastikë ndaj Portugalisë dhe Paraguajt. Fakti që ai mori 61.33% të votave tregon su ju ka pëlqyer
Diego Forlan: Ai ishte gjithmonë në përpjekje për t'i dhënë Uruguajt fitoren dhe suksesin. 31 vjecari ka luajtur rolin e Herkulit. Pesë gola të shënuar, topi i artë i botërorit, dhe një vend në 11 më të mirët janë frymëzim i madh për të.
Trajner
Vicente Del Bosque: Disa nga vendimet e tij u kritikuan përpara fillimit. Duket se janë gabuar, ai ia doli