Kryeministri italan Silvio Berluskoni ka kaluar në senat një paketë kursimi të diskutueshme me një volum prej 25 miliardë eurosh, duke e lidhur këtë me votëbesimin. Me 170 vota pro dhe 136 kundër senati i dha besimin qeverisë lidhur me debatet e zhvilluara për kursimet. Kurismet drastike janë të nevojshme dhe janë kërkuar nga Brukseli, argumentoi Berluskoni.
Kryeministri megjithë pakënaqësinë e senatit, ka përshpejtuar më shumë se 30 herë qysh prej marrjes së postit në fillim të vitit 2008 miratimin e projektligjeve, me çështjen e votëbesimit. Paketa e kursimeve tani duhet të kalojë në dhomën deputetëve. Edhe atje Berluskoni do të kërkojë me mbështetjen prej një shumice solide votëbesimin.