Gjermani, banka zvicerane Credit Suisee nën hetim për evazion fiskal
Hetuesit gjermanë kanë ushtruar krontrolle në deget e bankës zvicerane, Credit Suisse në mbarë Gjermaninë si pjesë e një hetimi për evazion fiskal.
Në këtë operacion të madh në mbarë Gjermaninë rreth 150 hetues ushtruan kontrolle në 13 zyra të bankës Credit Suisse, përfshirë ato në Berlin, Dyseldorf dhe Mynih.
Ato po kërkonin prova se punonjës të bankës kishin ndihmuar klientët të shmangnin taksat.
Gjermania ka hapur më shumë se 1000 procese për evazion fiskal mbështetur në një disk me të dhëna sekrete nga banka zvicerane.
Njoftohet se autoritetet gjermane e kanë blerë këtë disk për 3 milion dollarë.
Mijëra vetë janë vetëdorëzur për të shmangur ndjekjen penale.
Ky disk shkaktoi përplajse diplomatike, kur zyrtarët zviceranë e akuzuan Gjermaninë se po bënte biznes me kriminelët.