Fituesit për herë të parë të Kupës së Botës, kanë mbërritur në shtëpi, ndërsa u është rezervuar një pritje ngadhënjyese në Madrid.
Fillimisht lojtarëve u është rezervuar një pritje nga Mbreti Huan Karlos, përpara se atë të takoheshin me Kryeministrin Hoze Luis Zapatero.
Ekipi mbërriti në Madrid me një autobus të hapur, i cili përshkroi të gjithë rrugët e kryeqytetit.
Më shumë se 1 milion njerëz ishin mbledhur në rrugë për të pritur heronjtë e tyre.
Kapiteni Iker Casillas dhe trajner Vincente Del Bosque ishin të parët që dolën nga avioni duke mbajtur trofeun në dorë, dhe duke përshëndetur turmën e mbledhur e cila shpërtheu nga entuziazmi.
Shumë nga mbështetësit që kishin dalë për të pritur kampionët, kishin festuar gjatë gjithë natës.
Ndërkaq shtypi spanjoll ka qënë në delir sot.
"Iniesta na mori lart në qiell", thotë sportivja e përditshme Marca. "Ne kemi vuajtur, por ia vlejti"
Ndërsa Kryeministri i vendit, tha Zapatero tha se ishte " i lumtur dhe shumë I emocionuar"
Ndërkaq festimet nuk kanë kaluar pa incidente, mediat vendase kanë raportuar për dy të vdekur dhe për më shumë se 100 të plagosur.