Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar dhe nga sekretari për cështjet ligjore dhe koordinimin Fatmir Xhafaj, deputeti Taulant Balla nisën sot një vizitë 4 ditore në Greqi.
Delegacioni I kryesuar nga Rama nisi turin në Greqi me një takim të frytshëm me sekretarin e përgjithshëm të Pasok dhe Drejtorin e Dërgjithshëm të partisë që sot qeveris Greqinë.
Në takim, Rama falënderoi krerët e Pasok për mbështetjen që I kanë dhënë partisë socialiste por edhe kauzës së shqiptarëve për integrimin europian dhe liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër, kryetari Rama e cilësoi si një hap historik të drejtën e votës që për herë të parë qeveria e Papandreut ua siguron edhe emigrantëve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi greke.
Ndërkohë që përfaqësuesit e Pasok I shprehen kryetarit Rama mbështetjen dhe uruan në të njëjtën kohë që kriza politike dhe institucionale në Shqipëri të mund të zgjidhet sa më shpejt.
Ndërsa sot Rama me ftesë të posacme të kryeministrit grek Papandreu ka marrë pjesë në një takim të ngushtë mes drejtuesve të majtë europianë, ku merrte pjesë edhe nën presidentja e Komisionit Europian baronesha Ashton.