UPDATE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushelluar sot familjen Boti për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur popullor e të përkushtuar në profesionin e tij, Arqile Boti, pas një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme.
Ne mesazhin e tij, Topi e ka quajtur humbje te madhe, jo vetëm për familjen, por për mbarë mjekësinë shqiptare, për mjekët, kolegët, pacientët dhe miqtë e panumërt.
"Puna e tij e palodhur dhjetëravjeçare, kontributi në fushën e mjekësisë alternative dhe atë moderne, humanizimi dhe arritjet e tij mjekësore e shkencore, do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë njerëzve që patën rastin ta njohin nga afër dhe të ndiejnë përkujdesjen e ndihmesën e pashembullt të Doktor Arqilesë"- tha Topi ne mesazhin ngushellues.