Italia ka marrë barazimin e dytë në ndeshjen e rradhës në grup përballë modestëve të Zelandës së Re.
Nuk I kanë mjaftuar 90+4 minuta kampionëve të botës për të marrë fitoren e parë në këtë botëror.
Zelanda e re ka kaluar e para në avantazh, vetëm 7 minuta nga fillimi I lojës. Italia ka barazuar në minutën e 29 me anë të një panalltie ekzekutuar nga Iaquinta.
Gjendja e pikëve në grupin F paraqitet kështu, Paraguaj është në kuotën e 4 pikëve pas fitores që mori sot kundër Sllovakisë. Italia dhe Zelanda e re kanë nga 2 pikë dhe në fund renditet Sllovakia me vetëm 1 pikë.