Është mërzitur në shtëpi dhe për të kaluar kohën ka marrë armën e gjahut dhe për tu argëtuar ka dalë në rrugën nacionale duke marrë në shënjestër disa tabela sinjalistike dhe më pas policinë.
Autori I kësaj ngjarje të pazakontë është arrestuar nga policia dhe është shtetasi Genci Hasanaj,vjec 37, banues në fshatin Margëllic të rrethit të Fierit
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbasdites së shtunë në vendin e quajtur "Reparti Ushtarak" pranë Oficës së vjetër Patos.
Policia e Fierit mbas informacionit të marrë për këtë ngjarje ka dërguar një patrullë të policisë rrugore. E gjendur në shërbim në atë aks rrugor, për pak minuta ka shkuar në vëndin ku kishte marrë edhe detyrën për të parë situatën nga afër.
Në momentin që ata kanë ndërhyrë për ta ndaluar autori I kësaj ngjarje shtetasi Genc Hasanaj ka drejtuar armën në drejtim të dy punonjësve të policisë, por ndërhyrja e rastësishme e një banori të zonës me inicialet A.S ka bërë të mundur që plumbat të mos shkonin në drejtim të policëve.
Lidhur me këtë ngjarje ku është vënë në rrezik jeta e policëve po vazhdon puna për dokukmentimin e plotë ligjor të saj ndërsa materialet hetimore për kët vepër penale janë çuar në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier