TIRANË- Franca ka shprehur mbështetjen e saj për liberalizimin e vizave të Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE. Mbështetjen e ka dhënë sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës, Bernard Kushner, i cili priti në Paris ministrin e Jashtëm të vendit tonë, Ilir meta, njëherësh numri dy i qeverisë.
"Pozicioni i Francës është shumë i thjeshtë, tepër i qartë: ne dëshirojmë që i gjithë Ballakani Perëndimor, dhe Shqipëria në veçanti, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian"- ka thënë Kushner.
Sipas tij, vendi ka ende "disa probleme të vogla politike, që miqtë tanë do t'i rregullojnë. Ne të gjithë së bashku duhet të takohemi, të komunikojmë, që t'a bëjmë hapësirën e Bashkimit Evropian, një hapësirë vëllazërore".