Mediat italiane kanë protestuar sot kundër ligjit për reduktimin e përgjimeve të policisë dhe vendosjen e gjobave për agjencitë e lajmeve që publikojnë transkriptet.
Ligji, i cili kaloi pengesën e parë të enjten me votën në Senat, është kontestuar ashpër nga shumica e mediave dhe gjyqtarëve, të cilët thonë se do ta pengojë luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
E përditshmja "La Republica" botoi faqen e parë pa ndonjë lajm, por vetëm me një rresht ku shkruante: "Ligji do t'u mohojë qytetarëve të drejtën për t'u informuar". Ndërsa, e përditshmja tjetër "Corriere della Sera" e quajti atë "një ditë të zezë" për drejtësinë.
Kryeministri Silvio Berluskoni ka thënë se rregullat e reja janë të nevojshme për të mbrojtur privatësinë, por opozita ka akuzuar qeverinë se po përpiqet ta mbulojë korrupsionin.
Unioni i gazetarëve ka bërë thirrje për grevë më datën 9 korrik dhe ka premtuar "rezistencë të pafund". (rel)