TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama falënderon përmes një letre presidentin e Komisionit të Europës, Hoze Manuel Barroso për vendimin e marrë sot mbi rekomandimin për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë.
Rama i kërkon Barrosos që situata aktuale në Shqipëri, pasojë e mungesës së transparencës e kushtetutshëmrisë të mos ndikojë në vendimin e metejshëm që do bëjë të mundur lëvizjen e litë të shqiptarëve.
Letra e plotë e Ramës për Barroson
Fort i nderuari President Barroso,
Ju shkruaj me mirënjohjen e thelle për lajmin e mire se institucioni qe Ju drejtoni do t'i propozoje ne Samitin e Sarajevës vendeve anetare te Bashkimit Europian heqjen e regjimit te vizave për Shqipërine, duke na krijuar kësisoj mundësine për t'u bërë pjesë e hapësirës së lirë, ku, ashtu si fqinjet, edhe shqiptarët te mund t'i kalojnë kufijtë e Europës pa pengese.
Eshte ky rasti me i mirë për mua qe t'Ju falenderoj ne emer te opoziës shqiptare për koherenen qe Ju personalisht, e Komisioni Europian po ashtu, keni manifestuar ne vijimesi per ta nxitur, mbështetur e përfshirë Shqipërine ne rrjedhen e bashkejetesës evropiane, duke ndikuar me kembëngulje përpjekjet e vendit tim në rrugën e vështirë për përmbushjen e standardeve mbi te cilat qendron ne kembe ngrehina e Bashkimit Europian.
Lejomeni t'Ju lutem zoti President qe lëvizja e lire e shqiptareve te mos varet a lidhet ne asnje menyrë me cfarëdo problemi qe Shqiperia sot ka për shkak te mungesës së transparencës dhe te kushtetushmerise ne nje sërë aspektesh të administrimit të puneve te vendit, duke filluar nga vete parlamenti ku këto mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rendom.
Apelin për heqjen e regjimit te vizave e për moskushtëzimin e kësaj procedure te shumepritur per Shqiperine e kemi bërë papushim në Tirane, Bruksel, Strasburg, Prage, Sarajëe, kudo ku kemi gjetur nje hapësirë evropiane për të thënë fjalën tone ne emer te nje populli europian, të shumëvuajtur pesëdhjetë vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote dhe te mbetur sot e gjithe diten brenda kufijëve vet të lëvizjes së lirë për shkak të një tranzicioni të stërzgjatur plot mangësi e boshllëqe në ndërtimin e shtetit demokratik.
Me te njejten vetëdije kemi punuar, ne mes te krizës politike qe ka mberthyer vendin, për miratimin konsensual ne Kuvendin e Shqiperise te nje rezolute te 11 marsit 2010, ku kemi inkurajuar institucionet shqiptare ne permbushjen e standardeve te Udherrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Kjo periudhe do te jete vendimtare për vendin tim dhe liberalizimi pa kushte i vizave për Shqipërine do te inkurajonte padyshim edhe kapercimin e pengesave te vështira me të cilat përballet sot shoqeria shqiptare ne ndertimin e shtetit te së drejtes dhe demokracise funksionale.
Me mirënjohje te thelle për gjithe sa keni bërë në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë drejt integrimit europian dhe me urimin qe mandati Juaj i dyte ne krye te Komisionit Europian te jete plotësisht i sukseshem, Ju falenderoj për vemendjen qe i kushtuat këtyre rreshtave.
Juaji sinqerisht Edi Rama