Indonesia ka rënë dakord për të ndaluar shpyllëzimin për dy vjet në një marrëveshje me Norvegjinë dhe Gjermaninë, në mënyrë që të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit.
Gjermania dhe Norvegjia do të kontribojnë 1.5 miliard dollarë për ngritjen e një programi për monitorimin dhe ruajtjen e pyjeve të Indonezisë.
Ky zotim u morr para konferencës për klimën dhe pyjet që mbahet sot në Oslo të Norvegjisë, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 50 vende.
Norvegjia thotë se vendet e zhvilluara kanë premtuar rreth 500 milion dollarë në luftë kundër shpyllëzimit, përveç fondit prej 3.5 miliardë dollarësh që u vendos në konferencën që u mbajt në Kopenhagë vitin e shkuar.
Shpyllëzimi, djegja e pyjeve ose çrrënjosja e pemëve dhe shkatërrimi i fermave, rrugëve ose qyteteve shkakton rreth 20% të emetimit të gazrave të të gjithë aktivitetit njërëzor.
Banka Botërore thotë se Indonezia është vendi i tretë ndotës në botë pas Kinës dhe Amerikës.
Organizata e mjedisit Greenpeace e ka mirëpritur këtë marrëveshje por i ka kërkuar Indonezisë të rishqyrtojë lejet e ndërtimit që ka dhënë para se të bëhej kjo marrëveshje. (bbc)