Kompania British Petrolium thotë se përpjekjet e saj për të ndaluar rrjedhjen e madhe të naftës në Gjirin e Meksikës janë duke shkuar sipas planit.
Është hera e parë që një porcedurë kaq komplekse po përdoret në thellëlsi të tilla dhe British Petrolium thotë se do duhen të paktën 24 orë për të marrë vesh nëse do të japë resultat.
Kompania po hedh baltë të ngjeshur në pusin e naftës për të ndaluar rrjedhjen dhe më pas planifikon të betojojë pusin, duke e mbyllur njëherë e përgjithmonë.
British Petrolium është nën një presion të rëndë për të ndaluar rrjedhjen e mëtejshme pasi të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar.
BP thotë se operacioni i njohur si "top kill" ka shanse nga 60 deri në 70 për qind për sukses.
Zyrtarët thonë se mund të duhen dy ditë përpara se të mësohet rezultati.
Ndërkohë shefi i operacioneve të BP Doug Suttles tha se operacioni deri më tani ka shkuar sipas planit.
"Ne e filluam operacionin "top kill" të martën dhe dhe filluam aktivietet diagnostikuese dhe gjithshka ka shkuar mirë.
Të mërkurën ekipi analizoi informacionin dhe kishte kriteret të veçanta për fillimin e punës dhe pasi u përmbushën këto kritere, u dha autorizimi nga komanda e unifikuar për të filluar punën.
Puna ka ecur sipas planit dhe deri më tani kemi hedhur 70 mijë fuçi me baltç tç posaçme dhe ritmi ka qënë deri në 65 fuçi për minutë".
Ndërkohë Admiralja e Rojeve Kufitare në SHBA , Mary Landry, tha se druhej te tingëllonte optimistë.
Sipas saj është mobilizuar operacioni më i madh në historinë amerikane.
"E ndërsa ne jemi shumë të inkurajuar nga disa aspekte të kësaj proçedure, unç nuk dua të shpreh optimizëm, derisa të dije me siguri se e kemi siguruar pusin e naftës dhe rrjedhja ka ndaluar.
Ndërkohë ne jemi duke u përballur me një rrjedhje nafte mjaft serioze në Gjirin e Meksikës".
Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal, ka ndërmarrë një tur me anije në ujrat e ndotur të deltës së lumit Misisipi.
Ai tha se anijet pastruese duhen dërguar urgjentisht për të pastruar ndotjen.
Sakaq, shefi i Kapitenerisë së marinës në Grand Isle, Kerry Besson, tha se derdhja e naftës ka bërë që jeta e komunitetit të ngec në vënd dhe punonjësit e BP duhet të punojnë më shpejt për të ndërprerë katastrofën ekologjike.
"Une mendoj se BP realisht ka nevojë të marrë situatën në dorë dhe ta përfundojë këtë gjë. Unë shpresoj që kësaj here të ketë sukses.
E nëse jo, do të tentojnë diçka tjetër, por sa do te zgjas kjo agoni?
E ndërsa ata i bëjnë gjërat sipas afateve të tyre kohore, nafta në det po vret gjithshka.
Bizneset tona, peshkimi, jeta nënujore, turizmi dhe gjithshka në këtë ishull po merr fund".
Presidenti Obama më vonë do të lajmërojë limite te reja të çpimit të naftës në det, një masë e marrë pas incidentit të fundit, ku 11 puntorë humbën jetën. (BBC)