TIRANË - Raporti I Departamentit Amerikan të Shtetit i kushton një kapitull të veçantë edhe lirisë së medias në Shqipëri. Ndër të tjera vihet re në raport se presioni i qeverisë ka kaluar nga gazetarët tek botuesit. Raporti thote se jane shtuar padite per shpifje ndaj gazetareve. Raporti përmend rastet e gazetës Shekulli dhe Tv Vizion Plus. Ne raport thuhet gjithashtu se pronarët Shekulli e Vizion Plus u akuzuan nga Kryeministri në sallën e parlamentit. Për këtë thotë raporti, kryeministri është paditur në gjykatë nga botuesit, Kokëdhima e Dulaku.
Në raport flitet me tona kritike edhe për dëbimin nga godina të gazetës Tema dhe Tv Top Channel, si formë e qartë presioni e qeverisë ndaj medias kritike ndaj saj. Një pjesë të mirë të këtsaj pjese të raportit zë edhe incidenti i Mero Bazes me biznesmenin Taçi.
Por edhe për median ka kritika. Kritikohet praktika e sivjetshme e mbulimit të fushatës elektorale nga TV të cilat ranë pre e presionit të politikës. Në raportin e DASH thuhet se kronikat me fushatën nuk u bënë në sajë të xhirimeve të stafeve të TV por nga kasetat e gatshme që çonin partitë politike në redaksitë e tyre.
Më poshtë pjesë nga raporti i DASH, kapitulli: Liria e fjalës dhe e medias:
Liria e fjalës dhe e medias mbrohet nga ligji themeltar, Kushtetuta.
Qeveria në përgjithsi i respekton këto të drejta, por ka raporte se qeveria dhe biznesi bëjnë presione të fshehtë mbi median.
Gjatë vitit 2009 media ishte aktive dhe përgjithësisht e pakufizuar, por gjatë fushatës pati probleme serioze me keqpërdorim e medias për qëllime politike. Mediat u ndanë pro dhe kundër dy partive kryesore.
Në përgjithësi qytetarët mund të kritikojnë lirshëm qeverinë pa patur frikë, por edhe këtu ka pasur disa përjashtime.
Televizoni publik kombëtar (TVSH) që financohet nga shteti edhe këtë vit mbeti nën linjën editoriale pro qeverisë.
Ka pasur raste të drejpërdrejta dhe të tërthorta të presionit të qeverisë mbi median, duke përfshirë kërcënimet direkte kundër gazetarëve. Nga ana tjetër gazetarët raportuan se kanë praktikuar vetëcensurën.
Roli investigues i medias ka vazhduar të rritet, një emision satirik si Fiks Fare arriti të çojë deri në shkarkimin e një ministri të akuzuar për ngacmim seksual.
Një precendet tjetër, është ai i 6 Janarit kur policia dëboi nga redaksia reporterët e gazetës "Tema", një gazetë opozitare ndaj qeverisë me preteksin se ambientet ishin bazë e sigurisë kombëtare.
Po kështu, Këshilli i Ministrave vendosi të dëbojë nga ndërtesa ku janë vendosur disa studio të TV Top Channel.
Gjatë vitit ka pasur padi për shpifje ndaj gazetarëve. Gjithashtu, dy media gazeta "Shekulli" dhe TV "Vizion Plus" kanë ngritur padi për shpifje kundër Kryeministrit. Në muajin dhjetor botuesi i Shekullit dhe pronari i Vizion Plus deklaruan se Kryeministri i ka dëmtuar me deklaratat publike të bëra në sallën e Kuvendit.
Politizimi i medias mbeti shqetësim gjatë fushatës zgjedhore. Për herë të parë, kronikat në TV nuk u bënë me xhirimet e stafeve të tyre por të kasetave filmike që filmonin stafet e partive në fushatë.