Postuar: 09.02.12 02:14:51
Sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara raportohet të ketë vrarë Badar Mansurin, liderin e fraksionit taliban në Pakistan, që ka lidhje të ngushta me Al Kaidën.
Ai është vrarë në rajonin pakistanez të Vaziristanit, pranë kufirit me shtetin afgan.
Sipas burimeve në Pakistan, sulmi, që është i dyti brenda dy ditësh në këtë rajon, ka vrarë katër persona.
...