Postuar: 29.07.10 07:30:21
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shpresojnë që bisedimet e ngecura mes Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare të rifillojnë sa më shpejt. Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kethrin Eshton tha se bisedimet e mundshme duhet të fokusohen vetëm tek programi bërthamor i Teheranit. Departamenti i Shtetit deklaroi se është i përgatitur për rifillimin e bisedimeve mes gjashtë fuqive ...