Postuar: 28.07.10 06:54:00
44 trupa shqiptare janë dërguar në Afganistan me mision luftarak. Ky është kontigjenti i parë i ushtarakëve shqiptarë, që po niset me mision luftarak. Njësia shqiptare është përcjellë në aeroport nga kryeministri Berisha dhe ministri i mbrojtjes Imami. Nënkoloneli Dritan Demiraj do të drejtojë njësinë shqiptare.